Autoritetet malazeze morrën vendimin të shesin 4 aeroplanët gjuajtës "Super Galeb" (G-4) të mbetur në armatimet e vendit dhe tre aeroplanë të llojit "UTVA", të cilët i kaluan Malit të Zi pas ndarjes nga Serbia në vitin 2006, njoftoi sot kanali radioteleviziv serb RTS.

Prania e këtyre avionëve konsiderohet "tepricë ushtarake", por si rrjedhojë Mali i Zi do të mbetet pa asnjë aeroplan ushtarak në shërbim dhe nuk do të mund të mbrojë dot në mënyrë të pavarur hapësirën e vet ajrore.

Shumica e avionëve ushtarakë është shitur më parë.