Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme e Rusisë planifikon të dërgojë ditën e mërkurë në Kubë, e cila u godit nga uragani "Sandy", tre avionë me ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare, njoftuan në Zyrën e Informacionit të Ministrisë.

Uragani "Sandy" morri jetën e më shumë se 60 personave në vendet e pellgut të Karaibeve. Gjithashtu, të paktën 50 persona të tjerë kanë gjetur vdekjen në SHBA dhe Kanada.

0Sipas vlerësimeve të Qendrës Kombëtare për Studimin e uraganeve të SHBA, uragani "Sandy" u shndërrua në ciklonin më të madh tropikal në verilindje të Atlantikut në gjithë historinë e vëzhgimeve moderne të uraganeve që nga viti 1851.