Më 30 tetor protestuesit në Libi minuan procesin e miratimit të kabinetit të ri të ministrave, duke vërshuar me forcë në ndërtesën e Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar. Për këtë njofton Agjencia Associated Press.

Rreth njëqind protestues, të pakënaqur nga përbërja e propozuar e qeverisë së re, hynë me forcë në godinën e Kongresit në momentin kur Kryetari i Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar të Libisë Mohammed al Magrif u bëri thirrje deputetëve të votojnë për përbërjen e kabinetit të ri të ministrave.

Protestuesit i detyruan anëtarët e Parlamentit ta shtyjnë votimin deri më 31 tetor.