"Pranvera arabe" do të vazhdojë. Këtë mendim shprehu në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ish-Ambasadori i Rusisë në Libi Vladimir Çamov. Sipas fjalëve të tij, për këtë dëshmojnë shumë procese që po ndodhin në rajon dhe një zhvillim i tillë i ngjarjeve nuk përjashtohet dhe në vendet ku revolucionet tashmë kanë mbaruar.

Duke iu referuar situatës në Libi diplomati vuri në dukje, se ai nuk pajtohet me mendimin e disa politikanëve që në Libi po vazhdon lufta e ish-rebelëve me mbështetësit e Muammar Gaddafit. "Atje ekziston rivaliteti midis fiseve. Vendi pas asgjësimit fizik të drejtuesit të vet dhe ndryshimit të menjëhershëm të regjimit me forcë u nda brenda përbrenda. Dhe ky proces po vazhdon ende", - theksoi Vladimir Çamov.

Vladimir Çamov sugjeroi gjithashtu se Libia ende duhet të kalojnë një periudhë shumë të vështirë, duke përfshirë këtu edhe nevojën për të negociuar.

0Vladimir Çamov ka qenë Ambasador i Rusisë në Libi nga tetori i vitit 2008 deri në mars të vitit 2011.