Mosshfaqja prej 2 muajsh në publik e gruas së liderit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë Kim Jong-Yun mund të jetë e lidhur me faktin se ajo është në pritje të një fëmije, përcjell Agjencia EFE.

Në njoftim theksohet se gazeta qendrore e Koresë së Veriut "Rodong Sinmun" ka botuar fotot e Ri Sol-ju me fytyrë paksa të buhabitur, të veshur me një pallto të gjatë ngjyrë bezhë, e cila mjaft mirë mund ta fshihte barkun e fryrë.

Përveç kësaj burimi informativ qeveritar i Koresë së Jugut në Seul i ka konfirmuar agjencisë se Ri Sol-ju është shtatzënë dhe se është në muajin e tretë të shtatzënisë.

Të dielën për herë të parë pas një mungese 2-mujore Ri Sol-ju u shfaq në publik.