Në Korenë e Jugut në vitin 2030 do të ndërtohet një "Las Vegas i dytë". Autoritetet e qytetit Incheon pranë Seulit po planifikojnë të investojnë rreth 290 miliardë $ për ndërtimin e një prej qendrave më të mëdha të argëtimit dhe të lojërave të fatit në botë. Pritet që Las Vegas-i i dytë të bashkojë vlerat e Las Vegas-it në fushën e argëtimit me avantazhet e qendrave financiare dhe tregtare në Singapor, Hong Kong dhe Macao.

Projekti u quajt 8 City ("Qyteti i tetë") - sipas besimit kinez numri "tetë" është fatsjellës. Autoritetet e Incheon presin që 8 City të tërheqë 130 milionë vizitorë në vit.