Në Internet u postuan fotot e radhës të aeroplanit të ri gjuajtës kinez, i njohur si "Shenyang J-31". Sipas Flightglobal, në fotografitë e paraqitura është dokumentuar fluturimi i parë i aeroplanit.

"J-31" qëndroi në ajër rreth dhjetë minuta dhe shasitë e tij ishin të ulura. Nga pamja e jashtme "Shenyang J-31" të kujton pikë për pikë gjuajtësit amerikanë të gjeneratës së pestë "F-22 Raptor" dhe "F-35 Lightning II".

Fotografitë e para të gjuajtësit të ri kinez u shfaqën në mesin e shtatorit. Autoritetet nuk kanë bërë asnjë njoftim zyrtar lidhur me prodhimin e aeroplanit të ri dhe emrit të tij.