Dhënia e goditjes nga Izraeli mbi Iranin i përgjigjet interesave të vendeve arabe, deklaroi Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një intervistë për revistën franceze "Paris Match".

"Vetëm pesë minuta pas sulmit, pavarësisht nga dyshimet e skeptikëve, Lindja e Mesme do të marrë frymë lirisht", siguroi Benjamin Netanjahu. Sipas mendimit të tij, Irani "nuk gëzon popullaritet në botën arabe". Kryeministri mendon se qeveritë e disa vendeve të rajonit “e kanë kuptuar tashmë se Irani i armatosur me armë bërthamore do të jetë një rrezik kërcënues jo vetëm për Izraelin, por edhe për arabët".