0Izraeli ka ulur nivelin e kërcënimit ushtarak nga ana e Iranit. Në fakt, kjo mund të vlerësohet si një njohje e nënkuptuar, indirekte e asaj për të cilën Teherani këmbëngul tashmë që prej shumë kohësh. Gjegjësisht - uraniumi pasurohet prej tij deri në 20 përqind për përdorim në reaktorët bërthamorë për qëllime mjekësore.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak mendon se Irani u detyrua për të shkuar mbrapa. Në veçanti, për shkak të frikës se Izraeli dhe SHBA-të do të ndërmarrin një operacion të përbashkët ushtarak, i cili nuk do t’i lejojë Teheranit të zhvillojë armën bërthamore. Ehud Barak është njëri nga ithtarët e dhënies së goditjeve parandaluese kundër objekteve bërthamore iraniane. Ky pozicion është mbështetur edhe nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Nga ana tjetër Uashingtoni ka bërë tashmë mëse të qartë, se nuk do ta mbështesë aleatin e tij të Lindjes së Mesme në këtë çështje. Kontradikta doli jashtëzakonisht e mprehtë në të vërtetë. Për shkak të saj Presidenti amerikan Barack Obama nuk gjeti madje as kohë për të pritur Benjamin Netanjahu-n në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së Kryeministrin izraelit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Kjo, me sa duket nga të gjitha, dhe shërbeu si arsyeja kryesore për rishikimin e nivelit të kërcënimit nga ana e Iranit, mendon eksperti rus Sergei Demidenko:

- Pikërisht me këtë dhe mund të shpjegohet me të vërtetë deklarata e Barack Obama-s. SHBA-ja nuk ka ndërmend të bombardojë Iranin. Ajo u dogj keq tashmë në Irak, ndërsa Irani nuk është aspak Iraku. Është krejtësisht e qartë se Izraeli nuk do të marrë kurrfarë veprimesh ushtarake kundër Iranit pa siguruar mbështetjen e SHBA-së.

Ndërkohë, Ehud Barak në intervistën e vet dhënë botimit "The Daily Telegraph" ka sugjeruar, se pas 8-10 muajsh Irani do ta zhvillojë megjithatë armën bërthamore. Izraelit i leverdis të mbajë të gjallë mitin e kërcënimit iranian, shprehet eksperti i Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) Sergei Druzhillovskij:

- Së pari, në mënyrë që të largojë, të shpërqendrojë vëmendjen nga programi i vet bërthamor. Së dyti, ndezja e pasioneve i lejon atij që të krijojë koalicionin anti-iranian në Perëndim. Unë mendoj se tani në Izrael do të kërkojnë gjithfarë shkaqesh e momentesh të tjera për të krijuar situatë të tensionuar rreth Iranit. Mundësitë për këtë ekzistojnë - Irani është një vend ortodokso-mysliman. Prandaj mund të gjendet gjithmonë ndokush që nuk i pëlqen ndonjë gjë.

0Këto ditë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov konfirmoi në mënyrë të përsëritur qëndrimin e Moskës përkatësisht problemit iranian. Ajo nuk disponon asnjë dëshmi të asaj se Irani po zhvillon armën bërthamore. Ekzistojnë disa momente, çështje të diskutueshme që kanë të bëjnë me aktivitetin e shkuar bërthamor të tij. Dhe ato duhet të sqarohen në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).