Që nga mesi i vitit 2013 rrugët e Holandës po bëhen më të zgjuara. Sipas revistës Wired, në veçanti autostradat do të pajisen me ndriçim interaktiv dhe tregues të kushteve atmotsferike.

Projekti "Autostrada e zgjuar" është zhvilluar nga projektuesi Daan Roosegaarde me mbështetjen e kompanisë Heijmans. Në themel të projektit qëndron pluhuri fluoreshent.

Si rezultat i kësaj "rrugët e zgjuara" do të mësohen të furnizojnë bateritë elektrike të automjeteve. Ndriçimi në rrugë do të furnizohet me energji nga stacionet elektrike të erës dhe do të ndizet kur automjeti të jetë afruar.

Pas Holandës projekti "Autostrada e zgjuar" do të prezantohet në bregdetin perëndimor të SHBA-ve, ku kompania Google po teston automjetet e saj të pa pilotuara.