Një grup anijesh amerikane të desantit arritën në rajonin e Gjirit Persik, njoftojnë Forcat Ushtarake Detare të SHBA-ve.

Grupi sulmues përbëhet nga anija universale e desantit "Peleliu", anija helikoptermbajtëse e desantit "Green Bay", doku transportues i desantit "Rushmore", batalioni i marinsave, forcat speciale, skuadroni i helikopterëve luftarakë dhe ushtarakë të transportit, një skuadrilje e aeroplanëve gjuajtës-sulmues gjatë fluturimit vertikal dhe gjatë uljes si dhe një nëndetëse bërthamore.

Një tjetër grup anijesh të desantit të Forcave Ushtarake Detare të SHBA-ve do të mbërrijë në Gjirin Persik në fund të muajit mars të këtij viti.