Në qendër të Berlinit u zhvillua një protestë kundër politikës së Kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili erdhi në Gjermani me rastin e hapjes së ambasadës më të madhe në botë të Turqisë si dhe për bisedime me Kancelaren Angela Merkel, shkruan Berliner Umschau.

Demonstruesit akuzuan Erdoganin se ai po e largon Turqinë nga rruga demokratike, po shtyp lirinë e fjalës dhe të drejtat e tjera civile. Ata gjithashtu i ngarkuan atij një pjesë të përgjegjësisë për pamundësinë e shumë turqve, të cilët kanë emigruar në Gjermani, për t’u përshtatur me shoqërinë gjermane. Përveç kësaj, protestuesit e paralajmëruan atë të mos ndërmarrë hapa për fillimin e luftës me Sirinë.