25 të ftuarit e një dasme në Arabinë Saudite mbetën të vrarë nga një shkarkesë elektrike, 30 persona të tjerë u lënduan keq, njofton kanali televiziv "Al Arabiya". Aksidenti ndodhi në fshatin Ain Bad. Shumica e viktimave dhe të plagosurve janë gra dhe fëmijë.

Gjatë festës një nga të ftuarit prej gëzimit filloi të qëllojë me armë zjarri në ajër dhe këputi një kabëll të tensionit të lartë. Shkëndijat elektrike shkaktuan zjarr, ndërsa një pjesë e kabllit ra në kontakt me derën. Duke u përpjekur të shpëtonin nga zjarri, njerëzit nxituan në drejtim të derës, por në vend të shpëtimit ata gjetën vdekjen nga shoku elektrik.