Zgjedhjet presidenciale në Afganistan do të mbahen më 5 prill të vitit 2014. Njoftimin përkatës në lidhje me këtë e bëri të mërkurën Komisioni Kombëtar Zgjedhor.

Më parë, Kreu aktual i shtetit Hamid Karzai theksoi se, pavarësisht situatës së krijuar në Afganistan dhe shqetësimeve në lidhje me tërheqjen e trupave të NATO-s, nuk parashikohen vonesa në afatin e votimeve.

0Sipas kushtetutës Hamid Karzai nuk ka të drejtë të zgjidhet për herë të tretë. Mandati i tij i dytë si President fuqiplotë përfundon në vitin 2014.