Tetë banorë paqësorë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën ditën e mërkurë si rezultat i shpërthimit të një mine tokësore në jug të Afganistanit. Për këtë njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e vendit.

Ngjarja tragjike ndodhi në provincën Helmand 555 kilometra në jug të Kabulit. Midis viktimave janë edhe shtatë gra. Sipas të dhënave paraprake, pajisjen shpërthyese e detonuan militantët. Detaje mbi incidentin në fjalë ende nuk janë njoftuar.

0Rritja e dhunës në Afganistan shkakton dyshime serioze në lidhje me faktin në strukturat vendore ligjore do të jenë në gjendje të ruajnë rendin pas tërheqjes së trupave të NATO-s, të planifikuar për në vitin 2014.