Një cisternë uji me gjatësi 50 metra u hodh nga uragani "Sandy" në bregun jugor të ishullit Staten të Nju Jorkut, njofton kanali televiziv ABC.

Anija u shkëput nga spiranca rreth një milje larg nga “Staten Island” dhe nga forca shtytëse e urganit doli në tokë në një të tretën e trupit të saj. Vija bregdetare në këtë rajon është shkatërruar keq. Sipas informacionit të kanalit televiziv, cisterna ishte bosh dhe nuk ka pasur viktima.