0Vendimi për të krijuar flotën e rregullt të shtetit u morr nga Duma e Bojarëve (russ. боярин (çifligar) në fund të tetorit të vitit 1696. Dhe pothuajse menjëherë pas kësaj në vend nisi ndërtimi masiv i anijeve dhe porteve. Formimi kaq i nxituar i flotiljes ishte i kushtëzuar nga domosdoshmëria për të kapërcyer izolimin territorial, politik dhe kulturor të vendit, tregoi në intervistën e vet me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" eksperti ushtarak rus Igor Korotçenko:

- Cari Pjetri i Parë shtroi detyrën e shndërrimit të vendit në një fuqi të madhe, potente, ndërsa kjo mund të sigurohej vetëm me daljen e kësaj fuqie në det. Meqenëse mundësitë kryesore për tregtinë me vendet e huaja i siguronte komunikimi detar. Flota tregtare duhej të mbrohej nga anijet ushtarake. Për të rritur rolin dhe autoritetin e Perandorisë Pjetri i Parë morri vendimin për të ndërtuar Flotën. Por para se të realizonte në jetë këtë objektiv të vetin ai vizitoi Evropën, ku mësoi madje dhe mjeshtërinë e karpentierit dhe ndërtuesit të anijeve në kantieret detare të Holandës.

Gjatë dekadës së parë të ndërtimit aktiv të anijeve, në Rusinë e kohës së sundimit të Carit Pjetri i Parë u dukën më shumë se 200 anije. Flotat e para vlerëplota të krijuara në atë kohë u bënë ato të Detit Azov dhe Detit Balltik, kurse pak më vonë flotat e Paqësorit dhe Detit të Veriut. Ndërsa në fillim të shekullit të XIX-të Flota Ushtarake Detare ruse përkatësisht numrit të anijeve të veta ushtarake doli në vendin e 3-të në botë. Marinarët rusë kanë korrur shumë e shumë fitore të shkëlqyera. Gjatë viteve të Luftës së Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore) flota sovjetike kaloi sprovat më të rënda dhe mbuloi në mënyrë të sigurt krahët e fronteve të luftës, duke shpartalluar pa mëshirë nazistët në det, në qiell dhe në tokë.

Struktura aktuale e Flotës Ushtarake Detare ruse përbëhet nga forcat sipërfaqësore dhe nëndetëse, trupat e aviacionit detar: taktike, strategjike, të kuvertës dhe bregdetare, si dhe nga forcat e rojes bregdetare, marinsat dhe nënrepartet e prapavijës. Në kuadër të programit shtetëror rus të zhvillimit të armatimeve deri në vitin 2020 do të realizohen blerjet e pajisjeve të reja teknike për flotat, po ndërtohen anije të reja luftarake, submarina me motor diesel dhe nëndetëse bërthamore, tregon eksperti Igor Korotçenko:

0- Ne kemi nevojë për një flotë të tillë, e cila t’i përgjigjet në mënyrë adekuate kërcënimeve e sfidave që mund t’i kanosen sigurisë së Federatës Ruse. Kjo duhet të jetë një flotë moderne transoqeanike, e aftë për të zgjidhur detyra nga më të ndryshmet, ndër të tjera edhe në distanca shumë të largëta prej brigjeve të atdheut.