Dy muzikantë vjetnamezë, të cilët kompozuan këngë me përmbajtje kritike ndaj Kinës, u dënuan nga gjykata e Vjetnamit për përhapje të propagandës antikineze. Gjykata dënoi njërin prej tyre me 6 vjet, ndërsa tjetrin me 4 vjet heqje lirie.

Muzikantët nuk ishin të njohur gjerësisht deri në momentin e arrestimit të tyre, ndërsa sot arti i tyre ka fituar shumë fansa midis qytetarëve vjetnamezë.