Prokuroria po heton rrethanat e infektimit me sifiliz të zakonshëm të fëmijëve të kopshtit № 58 në qytetin Berezniki në Ural, njoftojnë mediat ruse.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar rastin e infektimit të një fëmije 5-vjeçar me sifiliz të zakonshëm në shtëpi. Ndërkohë një nga vizitoret e faqes së Internetit të Forumit të banorëve të Bereznikit njoftoi në Internet, se në kopështin e fëmijëve në të cilin shkon mbesa e saj fëmijët i detyruan të bëjnë analizat, prej të cilave rezultoi se 10 fëmijë janë të sëmurë me sifiliz të zakonshëm.