0Fjalë bëhet për 12 arka me pajisje për stacionet e radarëve (pajisje radiolokacioni). Burime të afërta me sistemin rus të bashkëpunimit tekniko-ushtarak e vlerësuan këtë incident si inkursion.

Reagimi i palës turke ndaj kërkesës së Rusisë në shumë gjëra është i lidhur me qëndrimin e Ankarasë ndaj ngjarjeve në Siri, mendon analisti i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme të Shën Petersburgut Aleksandër Sotniçenko. Sipas fjalëve të tij, që një muaj më parë Ankaraja u përpoq të përfshihet në mënyrë aktive në luftën civile në Siri në anën e opozitës. Por situata po ndryshon, mendon eksperti:

- Për herë të parë për një vit e gjysmë qeveria e Turqisë po mendohet rreth rrugëve, mënyrave të distancimit nga qëndrimi fort i ashpër ndaj Sirisë. Kjo lejon të supozohet se Ankaraja do të shfaqë maturi, arsyeshmëri dhe do të negociojë me Moskën për koordinimin e veprimeve në lidhje me Sirinë. Vetkuptohet, se edhe situata me ngarkesën e konfiskuar do të gjejë zgjidhje. Për Turqinë kjo është e një rëndësie jashtëzakonisht të madhe, për shkak se Rusia është partnerja e dytë ekonomike e saj dhe se ajo është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus.

Paralelisht me negociatat për kthimin e ngarkesës ruse të konfiskuar në aeroplanin sirian, Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë (FSB) po merret me verifikimin e fakteve të rrjedhjes së informacionit në lidhje me dërgimin e pajisjeve të sipërpërmendura në Siri. Siç njoftoi një burim i mirinformuar në strukturat shtetërore, me siguri shumë të madhe mund të konfirmohet se dikasteret ruse nuk kanë gisht në dekonspirimin e informacionit. Më shumë gjasa ka që rrjedhja e tij të ketë ndodhur për faj të palës siriane. Analisti politik rus Stanisllav Tarasov shpreh versionin e vet të incidentit të ndodhur:

- Ka arsye për të besuar se qeveria turke nuk e ndërmorri ashtu, thjesht, për qejf të vet, tentativën e komplikimit të marrëdhënieve me Moskën. Me sa duket kjo ka ndodhur nën presionin e amerikanëve. Informacioni special i transmetuar nga Moska, mbi prezencën e ngarkesës gjoja të dyshimtë ushtarake në bordin e aeroplanit sirian, ishte provokues. Ajo e detyroi Ankaranë për të vepruar. Në të njëjtën kohë, atë ose nuk e lejuan, ose ajo vetë nuk mundi ta vërë në veprim mekanizmin e konsultimeve ruso- turke. Megjithëse duhej ta kishte bërë këtë. Le të shpresojmë se problemi me avionin sirian me kalimin e kohës do të gjejë zgjidhje.

0Duke gjykuar nga toni i gazetave turke, konfirmon me bindje Stanisllav Tarasov, tema nuk ka gjasa të mbyllet para vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Ankara. Siç ka deklaruar kohët e fundit Sekretari i shtypit i tij, Dimitri Peskov, vizita e shtyrë në Turqi e Vladimir Putinit mund të realizohet që më 3 dhjetor.