Një prej reaktorëve të elektrostacionit atomik “Salem 1” në shtetin amerikan të Nju Xhersit ndaloi së funksionuari për shkak të uraganit "Sandy", që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të kompanisë operative të centralit bërthamor “Public Service Electric and Gas” (PSEG), shkak i ndalimit të bllokut të energjisë u bë disfunksionimi i 4 prej 6 pompave të qarkullimit të ujit.