Themeluesi i organizatës terroriste të Pakistanit "Lashkar-e-Taiba" dhe kreu i organizatës bamirëse "Jamaat al-Dawa" Hafiz Mohammed Saeed i ofroi SHBA-ve ndihmë humanitare për likuidimin e pasojave të uraganit "Sandy", në qoftë se qeveria amerikane do ta lejojë një gjë të tillë.

“Amerika mund të ketë një opinion të caktuar rreth nesh, mund të caktojë shpërblim për kokat tona, por ne duhet të plotësojmë detyrën tonë si myslimanë të vërtetë dhe të ndihmojmë amerikanët”, - thuhet në deklaratën e organizatës bamirëse.

Autoritetet amerikane në prill caktuan një shpërblim prej 10 milion $ për informacionin në lidhje me vendndodhjen e Hafiz Saeed.