Viktima të uraganit "Sandy" në Nju Jork u bënë 10 persona. Për këtë njoftoi në një mesazh televiziv drejtuar bashkëqytetarëve Kryetari i Bashkisë së qytetit Michael Bloomberg.

"Ndoshta kjo është fatkeqësia më e rëndë natyrore që ka goditur ndonjëherë qytetin", - tha Michael Bloomberg.

Më herët u njoftua se numri i viktimave të uraganit, që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, ka arritur deri në 16 persona, pesë prej tyre gjetën vdekjen në shtetin e Nju Jorkut.