Një shpërthim i fuqishme ndodhi sot në një nënstacion elektrik të kompanisë Consolidated Edison në Nju Jork, i cili tani është nën pushtetin e uraganit "Sandy".

19 punëtorë të kompanisë energjetike janë të bllokuar në ndërtesën e nënstacionit, e cila gjendet në pjesën lindore të ishullit të Manhatanit. Kanali televiziv CNN tregoi pamjet e disa shpërthimeve të ndritshme në nënstacion. Mbi vetë shkakun e shpërthimit si dhe për detaje të tjera nuk ka njoftime.