Një nga qendrat më të mëdha mjekësore të New York-ut është detyruar të evakuojë të gjithë pacientët, pasi për shkak të stuhisë "Sandy" pushoi së punuari sistemi rezervë i furnizimit me energji elektrike. Në spital rreshtën së punuari telefonat e brendshëm dhe Interneti.

Në momentin e goditjes nga fatkeqësia natyrore në qendrën mjekësore Langone Medical Center në Universitetin e New York-ut, me kapacitet për hospitalizimin e më shumë se një mijë pacientëve, ndodheshin 215 syresh.

Mbeten të panjohura shkaqet e mosfunksionimit të sistemit rezervë të furnizimit me energji elektrike. Pacientët e qendrës mjekësore u dërguan në spitalet më të afërta të Manhattan-it.