Në fondin zgjedhor të Presidentit të SHBA Barack Obama u dërguan dy herë donacione në emër të Osama bin Laden. Për këtë njofton website amerikan i lajmeve “WND”, bashkëpunëtorët e të cilit e ndërmorrën këtë eksperiment.

Për këtë qëllim ata përdorën një kompjuter me adresë IP pakistaneze, një kartë krediti dhe një adresë që nuk ekziston. Në rrjeshtin "lloji i veprimtarisë (profesionit)" gazetarët shkruajtën: "kreu i ndjerë i terroristëve", ndërsa si punëdhënës përcaktuan grupin terrorist "Al-Qaeda".

Eksperimenti u krye pasi mediat njoftuan se qytetarët e huaj mund të bëjnë donacione në fondin e Obama-s. Ndërkohë, kandidatët për President të SHBA ndalohen me ligj të pranojnë donacione nga jashtë kufijve të vendit.