Policia e Republikës së Afrikës së Jugut përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës kundër minatorëve, të cilët refuzuan pajtimin me kompaninë “Anglo American Platinum” dhe vazhdojnë ende grevën.

Ditën e hënë prodhuesi më i madh i platinit në botë ndërmorri përpjekjen të negocionte me minatorët, të cilët janë në grevë tashmë që prej pesë javësh. Kompania premtoi t’i paguajë secilit nga 2.000 rand (230 USD) në këmbim të heqjes dorë nga pjesëmarrja në grevë dhe kthimit në punë. Të njëjtën shumë “Anglo Amerikan Platinum” premtoi t’u paguajë edhe atyre që nuk kanë hyrë fare në grevë.