Hetuesit polakë, të cilët punojnë në Smolensk, nuk e konfirmuan praninë e gjurmëve të tritolit në fragmentet mbetura të avionit të rrëzuar të Presidentit të Polonisë, njoftoi përfaqësuesi i Prokurorisë ushtarake të Polonisë, Koloneli Ireneusz Szeląg.

Sipas fjalëve të tij, ekspertët u shprehën për "komponime kimike". "Këto mund të jenë produkte të shpërthimit, por rezultati përfundimtar do të bëhet i ditur pas testeve laboratorike," - shtoi Ireneusz Szeląg.

Kjo deklaratë ishte një reagim ndaj njoftimit të gazetës Rzeczpospolita, në lidhje me faktin se në fragmentet e mbetura nga avioni i rrëzuar i Lech Kaczynski u gjetën gjurmë eksplozivi.