Gazeta polake “Rzeczpospolita” shkruan sot se në fragmentet e mbetura nga avioni i presidentit, i cili u rrëzua në vitin 2010 në afërsi të Smolenskut, u gjetën gjurmë lënde eksplozive.

Gazeta “Rzeczpospolita” pohon se specialistët polakë e ardhur nga Rusia dy javë më parë gjetën në fragmentet e mbetura prej avionit “TU-154” të Presidentit gjurmë tritoli dhe nitroglicerine. Në disa vende përqëndrimi i tyre ishte aq i fortë, sa që pajisjet janë shkatërruar plotësisht.

Sipas njërit prej versioneve, ato mund të jenë gjurmë të predhave të pashpërthyera që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, megjithatë kjo nuk është e sigurt.

Më parë, polakët refuzuan të nënshkruajnë protokollin e ekspertizës piroteknike, të cilën e zhvilluan specialistët rusë dhe këmbëngulën për një hetim të pavarur të fragmenteve të avionit presidencial. Rezultatet e ekspertizës iu dorëzuan Prokurorit të Përgjithshëm, i cili personalisht njoftoi në lidhje me këtë Kryeministrin Donald Tusk.

"Që atëherë (në Varshavë) mbahen konsultime intensive rreth faktit se çfarë duhet bërë me këto të dhëna", - shkruan botimi “Rzeczpospolita”. Qeveria ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht njoftimin e gazetës.