Ndërtesa e Scotland Yard, në të cilën ndodhet selia e famshme e policisë londineze, do të shitet në kuadër të masave për reduktimin e shpenzimeve. Policia deklaron se transferimi në një godinë modeste do të bëjë të mundur kursimin çdo vit të shumave të konsiderueshme, për llogari të të cilave do të rritet numri i policëve në rrugët e Londrës.

Ndërtesa, të cilën kanë ndërmend ta shesin - “ New Scotland Yard” - ka shërbyer si selia e policisë për 45 vjet. Para kësaj, policia e Londrës ndodhej po ashtu në qendër të qytetit - bëhet fjalë për Scotland Yard, e cila ka marrë nam botëror falë romaneve të Arthur Conan Doyle dhe Agatha Christie.