0Një tërmet me magnitudë 6.3 ra në brigjet perëndimore të Kanadasë në afërsi të provincës British Columbia (frengj. Colombie-Britannique), njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve. Epiqendra e tërmetit, i cili ra në thellësinë 10 km, ndodhej në një largësi prej 260 km nga porti Prince Rupert. Fatmirësisht viktima nuk ka.