Të gjitha fluturimet në aeroportin e madh Sendai në veri të Japonisë u anulluan të hënën në mbrëmje për shkak të zbulimit të një bombe të pashpërthyer të kohërave të Luftës së Dytë Botërore në afërsi të pistës së fluturimit. Aktualisht xhenierët po përpiqen ta çdëmtojnë bombën amerikane.

Aeroporti Sendai ka qenë shkollë ushtarake japoneze për pilotët që nga viti 1940 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.