Helikoptermbajtësja dhe skuadroni i shkatërruesve (destroyers) i Forcave Ushtarake Detare të Iranit u ankoruan në Port Sudan. Qëllimi i vizitës së tyre, siç njoftohet, është "përcjellja e mesazhit të paqes dhe miqësisë vendit fqinj si dhe siguria e rrugëve detare për shkak të veprimtarisë së piratëve".

Siç theksojnë vëzhguesit, hyrja e anijeve iraniane në portin sudanez sipas të gjitha gjasave ka lidhje me shpërthimet dhe zjarrin e rënë në një fabrikë armësh pranë Khartoum-it. Sudani ka njoftuar zyrtarisht se shkak i incidentit ishte sulmi ajror i avionëve izraelitë.