Parlamenti hungarez të hënën miratoi një ligj të diskutueshëm mbi regjistrimin e votuesve, i cili sipas opozitës mund të privojë qindra e mijëra njerëz nga e drejta për të shprehur vullnetin e tyre.

Në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në prill të vitit 2014 votuesit do të duhet të regjistrohen personalisht ose në faqen e Internetit të qeverisë të paktën 15 ditë para votimit. Vetëm qytetarët që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar nëpërmjet postës.

Sipas mendimit të opozitës, kushte të tilla të regjistrimit mund të paraqesin vështirësi për votuesit në zonat rurale.