Grupi ekstremist, i cili u asgjësua në Kajro javën e kaluar, kishte planifikuar sulme terroriste kundër institucioneve qeveritare, duke përfshirë këtu Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe një sërë vrasjesh të bujshme. Për këtë njofton sot gazeta "Al-Masry Al-Yaum".

Në gjurmët e grupit forcat egjiptiane të sigurisë arritën të binin me ndihmën e agjentëve të FBI-së, të cilët besojnë se militantët e tij janë të përfshirë në sulmin mbi konsullatën amerikane në qytetin Benghazi të Libisë, si rezultat i të cilit u vra Ambasadori Christopher Stevens.