Gazetari i një radioje boliviane u sulmua të hënën nga persona të panjohur gjatë kohës kur ai po drejtonte programin on-air.

Stafi i radiostacionit të famshëm në jug të vendit deklaroi se katër burra me maska hynë me rrëmbim në studio, e lagën me benzinë Fernando Vidalin dhe i vunë flakën. Aktualisht gazetari dhe një bashkëpunëtor tjetër i radiostacionit ndodhen në reanimacion.

Të afërmit e Vidal njoftuan se në kohën kur u sulmua ai po i tregonte dëgjuesve për kontrabandën në zonën kufitare të vendit.