Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, ka shumë mundësi, të mbahen në prill të vitit 2014, njoftojnë agjencitë e lajmeve me referim te burimet në komisionin zgjedhor të Afganistanit.

Sipas njoftimeve të Agjencisë France-Press, data tashmë është përcaktuar - 5 prill i vitit 2014. Megjithatë, konfirmimi zyrtar i këtij informacioni nuk është bërë ende.

Javën e kaluar autoritetet e Afganistanit deklaruan se nuk do të lejojnë vëzhguesit e huaj të monitorojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sepse, sipas mendimit të tyre, kjo është shkelje e sovranitetit të vendit.