Dy ushtarakë të NATO-s u vranë në Afganistan nga një person i veshur me uniformën e policisë afgane. Incidenti ndodhi në jug të vendit, njofton një përfaqësues i Forcave Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan (ISAF).

Këtë vit tashmë të paktën 53 ushtarakë të ISAF-it kanë gjetur vdekjen nga duart e ushtarëve apo policëve afganë .