Autoritetet e New Jersey-it po evakuojnë urgjentisht banorët e tre qytezave në veri të shtetit për shkak të çarjes së digës së betonit. Niveli i ujit në rrugët e qyteteve Moonachie, Litlle Ferry dhe Carlstadt arrin deri në një metër e gjysmë. Momentalisht nuk ka asnjë informacion për viktima dhe të lënduar.

Natën në të gdhirë të së martës në lindje të SHBA-ve vërshoi uragani "Sandy". Shpejtësia e erës aktualisht arrin në 120 km/h. Sipas të dhënave të fundit, viktima të uraganit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada janë bërë 16 persona.