Në periferitë e Damaskut, të populluar kryesisht nga të krishterët dhe druzët, si pasojë e hedhjes në erë të një automjeti mbetën të vrarë të paktën 10 persona dhe rreth 15 të tjerë u plagosën, njoftoi televizioni shtetëror sirian.

Sipas të dhënave të Qendrës së Mbikqyrjes të së Drejtave të Njeriut me bazë në Londër shpërthimi ndodhi në rrugën, ku ndodhen selitë e forcave paramilitare që mbështesin regjimin e Bashar Al-Assadit.