0Historia e Transmetimit për vendet e huaja zuri fill më 29 tetor të vitit 1929. Pikërisht atë ditë u duk radio e parë ndërkombëtare në botë. Radiokompania, para së cilës ishte shtruar detyra që t’i tregonte të huajve rreth Bashkimit Sovjetik, fillimisht u quajt "Radio Moska". Më vonë ajo u riemërua dhe nisi të njihet si "Zëri i Rusisë". Programet e para të saj u transmetuan në eter (on-air) në gjermanisht. Ndërsa shumë shpejt pas kësaj edhe në gjuhët franceze dhe angleze. Radio e dytë ndërkombëtare - "Bi-Bi-Si" (BBC) doli në on-air vetëm tre vjet më vonë, kurse "Zëri i Amerikës" mbas 7 vjetësh.

Sot "Zëri i Rusisë" ka bërë zgjedhjen e vet në favor të teknologjisë moderne, duke kërkuar forma të reja të zhvillimit të vet. Radiokompania është pioniere e transmetimit të brendshëm (vendas) në formatin dixhital. Po zgjerohet ndjeshëm prania e saj në Internet. Kurse gjëja më e rëndësishme është cilësia dhe shfrytëzimi i mundësive të reja për të punuar me audiencën, thotë Kryetari i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Andrei Bistritckij:

- Ne planifikojmë të përmirësojmë në mënyrë të ndjeshme cilësinë e transmetimit. Ne shpresojmë shumë se do të përftojmë rezultate të mira në Francë dhe Gjermani, kur të hyjmë në rrjetet lokale digjitale dhe të fillojmë të transmetojmë në pjesën më të madhe të territorit të këtyre vendeve. Përveç kësaj, kemi në plan për të lançuar transmetimin në rrjetet e brendshme të Islamabadit (Pakistan) në gjuhën Urdu. Ka shans për fillimin e transmetimit edhe në gjithë hapësirën e Afrikës së Veriut - nga Kajro e deri në Marok. Përveç kësaj, natyrisht, ne do të vazhdojmë të forcojmë komponentin tonë multi-mediatik, të punojmë akoma dhe më aktivisht në rrjetet sociale.

"Radio Moska" u jepte njerëzve shpresë dhe i mbushte me besim gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Pa ekzagjerim mund të thuhet se Radiokompania jonë ka dhënë kontributin e vet në arritjen e fitores mbi Gjermaninë naziste. Me urdhër të Hitlerit u përpoqën të mbysin zërin e Moskës. Por atë arrinin ta kapnin madje dhe në kampet e përqëndrimit me anë të aparateve të improvizuara të radiove. Një nga veteranët e Transmetimit për vendet e huaja, Leonid Sigan, erdhi të punojë në radio gjatë kohës së luftës, në vitin 1943. Ai tani drejton redaksinë e transmetimit në gjuhën polake. Leonid Sigan e quan "Zërin e Rusisë" si shtëpinë e tij të dytë:

0- Unë isha vetëm 20 kur në vitet e Luftës së Dytë Botërore u ula për herë të parë para mikrofonit. Asaj kohe ne i transmetonim emisionet tona direkt në on-air. Dua të vë në dukje se gjatë të gjitha viteve të transmetimit "Zëri i Rusisë" ka patur një audiencë shumë të madhe në mbarë botën. "Zëri i Rusisë" është fort i kërkuar edhe sot në epokën e Internetit dhe rrjeteve sociale. Rusia është aktualisht një vend krejtësisht tjetër, edhe dëgjuesit tanë janë tashmë më diversë: shumë më kërkues ndaj gazetarëve profesionalë, informacionit të vërtetësishëm rreth ngjarjeve në botë, mbi Rusinë. Dhe Radiokompania "Zëri i Rusisë" po përpiqet me të gjitha forcat e mundësitë e veta për t’ia dalë mbanë punës me këtë mision fisnik.