Shkencëtarët zviceranë arritën në përfundimin se Gjeneva, e cila ndodhet pothuajse në të njëjtin nivel me ujërat e Liqenit të Gjenevës, mund ta pësojë keq në rast të lindjes së ndonjë cunami.

0Studiuesit arritën në një përfundim të tillë pasi studiuan dëmet e shkaktuara nga cunami që ka ndodhur në vitin 563. Atëherë në Liqenin e Gjenevës për shkak të rënies masive të gurëve u ngritën dallgë të mëdha, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme. Në rajonin e Gjenevës lartësia e dallgëve arriti deri në 8 m. Kjo ishte e mjaftueshme që uji të depërtonte nëpërmjet mureve rrethuese. Ndërsa në Lozanë lartësia e dallgëve arriti në 13 metra. Shkencëtarët besojnë se në ditët tona në Liqenin e Gjenevës është plotësisht i mundur krijimi i ndonjë cunami.