“Partia e Rajoneve” pas numërimit të 30% të votave në zgjedhjet për parlamentin e Ukrainës sipas listave partiake kryeson me 36.61% të votave, Partia opozitare “Batkivshina” ("Atdheut") është duke fituar 21.02%. Në vendin e tretë renditet Partia Komuniste me 15.28% të votave. Për këtë dëshmojnë të dhënat e bëra publike nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve të Ukrainës.

0Në vendin e katërt është pozicionuar Partia "UDAR" (“Goditja”) e boksierit Vitali Kliçko (Vitali Klitschko) me 12.64%, kurse në vendin e pestë nacionalistët e Partisë “Svoboda” ("Liria") me 7.58%.