Radikalizimi i shoqërisë ukrainase ka filluar të marrë këto kohët e fundit konture krejtësisht të qarta, deklaroi në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Ukrainë Mihaill Zurabov.

“Kalimi në parlament i një partie të tillë nacionaliste si “Svoboda” ("Liria") është e lidhur në shumë gjëra me ekzistencën e problemeve të caktuara në radhët e rinisë. Bllokimi për shumë rajone dhe për shumë njerëz të rinj i “ashensorëve socialë” që kanë ekzistuar gjithmonë, natyrisht, çon në radikalizimin e prirjeve të popullsisë dhe zgjedhjen e atyre forcave politike që propozojnë pikësynime mjaft të thjeshta, të kuptueshme dhe, siç do të dukej në vështrim të parë, lehtësisht të arritshme”, - tha Mihaill Zurabov.