0Vërtetë, numri i mandateve që ka siguruar partia e Presidentit Viktor Janukoviç nuk është i mjaftueshëm për të arritur shumicën kushtetuese prej 300 vendesh. Pas saj vjen koalicioni opozitar “Batkivshina” ("Atdheu") i ndjekur nga komunistët, Partia “UDAR” (“Goditja”) e boksierit të famshëm Vitali Kliçko (Vitali Klitschko) dhe nacionalistët e bashkimit “Svoboda” ("Liria"), të cilët hynë për herë të parë në Verhovnaja Rada (parlament). Partitë e tjera nuk e kanë kapërcyer dot pragun e 5 përqindëshit të nevojshëm.

Çështjet kryesore të zgjedhjeve në Ukrainë: në ç’drejtim do të shkojë vendi më tej, nëse do të arrijë vallë ai, në përgjithësi, të avancojë përpara dhe a do ta ndjejë veten në mënyrë komforte me Verhovnaja Rada-n e re Presidenti Viktor Janukoviç? Nuk është aspak e lehtë t’i përgjigjesh këtyre pyetjeve. Sidomos duke pasur parasysh raportin e forcave që po krijohet aktualisht.

Sipas exit polls, “Partia e Rajoneve” i ka siguruar vetes nga 28-31 për qind të votave. Partia “Batkivshina” ("Atdheu") po fiton rreth 23-24 për qind, komunistët dhe Partia “UDAR” (“Goditja”) nga 11-15 për qind çdonjëra. Partia nacionaliste “Svoboda” ("Liria") supozohet të marrë rreth 11 për qind. Partitë e tjera nuk e kanë kapërcyer pragun e nevojshëm të 5%. Këto të dhëna, natyrisht, do të korrektohen disi, por ndryshimet radikale tashmë janë fare pak të mundshme.
Kryeministri ukrainas dhe Kryetari i "Partisë së Rajoneve" Nikollai Azarov u ka bërë thirrje të gjitha partive të vendit për bashkëpunim.

Ne do të donim që oponentët tanë, ndërsa tani dhe anëtarët e ardhshëm të fraksioneve parlamentare, të fillojnë të mendojnë për konsolidimin e të gjitha forcave të shëndetshme të vendit tonë. Nuk duhet të luftojmë me njëri-tjetrin por me krizën. Ne të gjithë duhet të luftojmë për modernizimin e vendit, për ripërtëritjen e tij. Dhe jo të humbasim kohën tonë në këtë situatë të vështirë për intriga e konfrontime. Ne tashmë kemi patur mundësi të bindemi se kjo është një rrugë për askund.

Por vështirë të besohet se ndokush do t’i vërë veshin atij me përjashtim të komunistëve. Kështu që Verhovnaja Rada tani do t’i duhet të mbështetet në kiminë e zakonshme parlamentare ukrainase. Është mëse e qartë se komunistët do të bashkohen me “Partinë e Rajoneve”. Por tani për tani është e vështirë të thuhet nëse do të mund të sigurojë dot ky bllok shumicën parlamentare dhe në qoftë se - po, me çfarë shumice konkretisht. Në çdo rast, e ardhmja pa re Viktor Janukoviçit nuk i është garantuar aspak. Gjithçka do të varet nga ajo, se çfarë blloqesh do të krijojë pozita në parlament. Po qe se ajo do të bashkohet, atëhere "Partia e Rajoneve" do të ketë pisk punën. Ndërsa puna, me sa duket nga të gjitha, pikërisht drejt kësaj dhe po shkon.

Vitali Kliçko (Vitali Klitschko) deklaroi pas zgjedhjeve se Partia e tij “UDAR” (“Goditja”) është e gatshme për të bashkëpunuar me fraksione të tjera opozitare.

Ne jemi të gatshëm të punojmë me partitë demokratike, të cilat ofrojnë drejtime demokratike të zhvillimit të Ukrainës. Këto janë Partia “Batkivshina” ("Atdheu") dhe “Svoboda” ("Liria"). Ne duhet të bashkojmë forcat e përpjekjet tona në emër të mbrojtjes së interesave të ukrainasve.

Qytetarët ukrainas votuan për herë të parë sipas sistemit të ri të përzier të formimit të Verhovnaja Rada (parlamentit). Gjysma e deputetëve kalon në parlament në bazë të listave të partive, kurse gjysma tjetër sipas rretheve (rajoneve)një mandatëshezgjedhore. Në të gjitha qendrat e votimit zgjedhësve u dhanë nga dy fletë votimi. Në rajonet (rrethet) e dominancës së mazhoritarëve gjatësia e listave nganjëherë i tejkalonte 1.5 metrat, kurse numri i kandidatëve ishte më i madh se 40. Dhe, siç mund të merret me mend, qartësinë zgjedhjeve kjo nuk ia shtoi.

Si rezultat, përbërja e Parlamentit ngjason me një përzierje komponentësh të papajtueshëm mes tyre.

0Komunistët premtuan t’ia kthejnë vendin popullit. Nacionalistët nga bashkimi i gjithmbarshëm ukrainas “Svoboda” ("Liria") - për t’ia kthyer Ukrainën ukrainasve, për të mos lejuar transformimin e rusishtes në gjuhë të dytë shtetërore në vend dhe për të ndaluar ideologjinë komuniste. Partia “Batkivshina” ("Atdheu") premtoi kthimin e demokracisë dhe ish-Kryeministres Julia Timoshenko. Partia “UDAR” ("Goditja") e kampionit botëror të peshës së rëndë, boksierit Vitali Kliçko (Vitali Klitschko) i ka premtuar një tronditje truri sistemit politik ukrainas. Në kuptimin e plotë të fjalës: ai është kërcënuar, në rast të fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare, për të ndryshuar në mënyrë radikale të gjitha rregullat e lojës politike në vend. "Partia e Rajoneve" i ka premtuar elektoratit Presidentin e fortë Viktor Janukoviç dhe bashkë me të "stabilitetin dhe prosperitetin" e vendit. Plus kësaj një rritje ekonomike prej 5%, forcimin e monedhës kombëtare - hryvnia, reduktimin e varësinë nga importet e burimeve të energjisë dhe madje anulimin e thirrjes së të rinjve nën armë. Si dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Rusinë.