Suksesi i papritur i Partisë nacionaliste “Svoboda” ("Liria") në zgjedhjet parlamentare në Ukrainë u bë rezultat i logjikshëm i 15 viteve të propagandës aktive në vend, tha në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë"Zëri i Rusisë" deputeti i Dumës Shtetërore të Rusisë Sergei Markov, i cili ka qenë në këto zgjedhje si vëzhgues.

0“Svoboda” ("Liria") është parti neo-naziste, ky është një turp për Ukrainën. Gjithkush e di fort mirë këtë. Prandaj njerëzit në anketimet sociologjike dhe në exit polls, mendoj unë, kishin turp të thonin se ata kanë ndërmend të votojnë për "Lirinë". Vendi korri frytet e së keqes: 15 vjet fëmijët i kanë mësuar në shkolla se është plotësisht normale që t’i njohin si heronj bashkëpunëtorët e regjimin nazist, se rusofobia është diçka mëse normale. Dhe tani rritën në vend pikërisht një brez të tillë", - tha ai.