Tani vemendja kryesore është fokusuar në koalicionet që mund të krijohen për të siguruar shumicën e votave në parlament, mendon bashkëpunëtori i Qendrës Analitiko-Informative të Universitetit Shtetëror të Moskës “Lomonosov” (MGU) për studimin e proceseve politiko-shoqërore në hapësirën post-sovjetike Vsevollod Vesellov.

0"Tashmë është bërë mëse e qartë se “Partia e Rajoneve” dhe komunistët nuk do të marrin dot shumicën e vendeve në parlament. Prandaj në të ardhmen e afërt ne do të bëhemi dëshmitarë të asaj, se si ata do të përpiqen për të hyrë në bllok me ndonjë forcë të tretë politike. Deklarata paraprake tani për tani nuk janë bërë, por unë mendoj, se në radhë të parë, do të ndërmerren përkundrazi përpjekjet për të dalë kundër këtyre dy partive. Por nuk dihet nëse do të arrihet dot ky qëllim apo jo, cila forcë politike do të jetë më me pak fat dhe do të tentojë të kalojë në anën e autoriteteve aktuale pushtetore - kjo është një pikëpyetje e madhe tani", - tha eksperti rus në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".