Në aksionin e organizuar në Ankara me rastin e përvjetorit të 89-të të Republikës së Turqisë u mblodhën disa mijëra njerëz. Protestuesit dolën me parulla në mbështetje të themeluesit të republikës Qemal Ataturkut dhe regjimit laik në vend.

0Autoritetet e ndaluan zhvillimin e aksionit të protestës në kryeqytet. Policia përdori gazin lotsjellës, kur protestuesit u përpoqën të çajnë kordonin policor dhe të shkojnë tek mauzoleu i Qemal Ataturkut. Situata në qendër të Ankarasë vazhdon të mbetet ende e tensionuar. Njerëzit nuk kanë ndërmend të shpërndahen, megjithatë deri më tani nuk ka pasur përleshje të hapura me policinë.