Kanali televiziv turk “NTV” njofton se qeveria e vendit vendosi t’i kthejë Izraelit tre avionët pa pilot që i ka blerë atij, për shkak të defekteve teknike, të cilat shitësi refuzoi t’i rregullojë. Turqia do të kërkojë gjithashtu kompensim për "dëmin e shkaktuar".

Turqia bleu 10 avionë “Heron” 4 vjet më parë. Vlera e marrëveshjes arriti në 183 milionë dollarë. Sipas njoftimit të “NTV”, një prej avionëve pa pilot u rrëzua gjatë realizimit të një misioni brenda kufijve të Turqisë, ndërsa dy të tjerë vazhdimisht ndodheshin në terren (tokë) për shkak të problemeve teknike.