Tre oficerë të forcave të armatosura të Tajvanit u arrestuan nën akuzat për spiunazh në favor të Kinës. Për këtë njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit. Ndërkohë, sipas të dhënave të shtypit lokal, u arrestuan tetë persona, përfshirë këtu dhe ish-Kreun e dikasterit politik të Departamentit të Meteorologjisë dhe Oqeanografisë të Forcave Ushtarake Detare.

0Ushtarakët e Tajvanit deklarojnë se nuk ka pasur asnjë rrjedhje të dokumenteve sekrete, por gazetarët vënë në dukje se departamenti ka të bëjë me një informacion shumë të rëndësishëm dhe të fshehtë, duke përfshirë këtu hartat e nëndetëseve si dhe skemat e mbrojtjes bregdetare.